Arjola Demiri merr vëmendje me pozat nga Stambolli

Arjola Demiri ka postuar disa imazhe të reja.

ShowBiz

26/02/2022 16:17

Pas përfundimit të rrugëtimit në shtëpinë e famshme, aktorja dhe ish banorja e BBV ka vendosur të largohet pak nga Shqipëria për t’i shijuar ca ditë pushimi, shkruan lajmi.net.

Mësohet se Arjola ka zgjedhur Stambollin si destinacionin e pushimeve të saj, derisa dihet se shoqëruese e ka motrën Elisën dhe këngëtaren e njohur Big Mamën.

Nuk munguan as imazhet që aktorja solli nga atje duke marrë vëmendje me paraqitjen e saj unike.

Në fotot që postoi aktorja nga Tropoja shfaqet e veshur me shumë stil, pantallona elegant ngjyrë bezhë të kombinuar me pallto me të njëjtën ngjyrë, bluzë kafe dhe këpucë të zeza me taka.

“Gëzuar për shoqërinë, ata janë kuptimi i jetës time”, ka shkruar aktorja e njohur në mbishkrimin e imazheve, sipër të cilave mori komente të shumta nga ndjekësit.

Ndonëse nuk fitoi çmimin kryesor, aktorja u shpërblye me një apartament në Tiranë nga produksioni./Lajmi.net/