Arilena merr ftesë për të kënduar në këtë vend (Foto)

Kënga 'Nëntori' bëri që këngëtarja Arilena Ara të bëjë famë edhe jashtë kufijve shqipfolës.

ShowBiz

26/08/2017 11:04

Emri i saj tashmë është bërë i kërkuar edhe në shumë vende të botës, ku së fundi perfomoi në Rusi, shkruan lajmi.net.

Mëngjesin e sotëm Arilena njoftoi se sapo ka arritur në Astana të Kazakistanit, ku është e ftuar të performojë.

Arilena është e ftuar të këndojë në festivalin ndërkombëtar të muzikës “The Voice of Astana”, bashkë me të do të këndojnë edhe emra të njohur si Willy William, Eva Simons, Arash, e të tjerë.

Kujtojmë që dy ditë më parë, këngëtarja solli versionin e ri të këngës ‘Nëntori’, pra lansoi me videoklip këngën ‘Im Sorry’ në gjuhën angleze. /Lajmi.net/