Arilena i kthehet studios, gati për këngët e reja

Arilena së shpejti pritet të publikojë projektin e ri muzikor.

ShowBiz

24/10/2020 11:31

Gjatë këtyre muajve të pandemisë, Arilena Ara ka qenë tërësisht pasive sa i përket këngëve të reja, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja, së fundi ka postuar një fotografi në Instagram, në të cilën u shfaq në studio muzikore, duke punuar për këngën e re.

Ajo nuk ka preferuar të japë detaje rreth asaj se çfarë po përgatit, por la fansat në pritje për këngët e reja.

Kujtojmë se “Fall From The Sky” titullohet kënga e fundit e Arilena Arës, me të cilën do ta përfaqësonte Shqipërinë në “Eurovision”. /Lajmi.net/

YouTube player