Arilena ende fluturon, tani me Business Class
Nga ‘Aeroplani’ i famshëm i Arilenës, atë tani e shohim në Business Class, duke festuar në mënyrë shumë luksoze.

ShowBiz
‘Business Class’ quhet projekti më i ri i këngëtares së re Arilena Ara, fituejsa e edicionit të dytë të X Factor Albania.
Kënga që në fillim duket se është baladë, del të jetë shpërthyese dhe elektrizuese. Kënga, si në projektin e parë edhe tani është punuar nga Darko Dimitrov me tekst nga Rozana Radi.
Videoklipi është shumë modern dhe shihet se është investuar shumë. Është xhiruar në 12 skena të ndryshme dhe në secilën shohim Arilenën ndryshe, me plot stil me grimin dhe flokët nga Lili Ismaili.