Arijanet Muric startues për Manchester City

Është publikuar formacioni startues i Manchester City për sfidën ndaj Fulham.

Sport

01/11/2018 20:10

Në këtë ndeshje Pep Guardiola ka vendosur që në portë të startojë me Arijanet Muric, shkruan lajmi.net.

Muric së fundmi ka zgjedhur të mbrojë ngjyrat e Kosovës dhe është pajisur me pasaportën e Kosovës.

Ndeshja ndaj Fulham do të jetë e vlefshme për EFL Cup.

Duket se trajneri spanjoll ka vendosur ta pushojë brazilianin Ederson dhe t’i japë hapësirë të riut kosovar. /Lajmi.net/