Arifi: Vjosa ka qenë vetëm Notere e Kurtit, çdo gabim të tij ajo e ka vulosur
Analisti Avni Arifi e ka komentuar raportin mes Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentes Vjosa Osmani. Përmes një postimi në Facebook, Arifi ka thënë se në lidhje me incidentin e Osmanit në Aeroportin e Shkupit, Kurti më shumë ka marrë parasysh qëndrimet e Mimoza Kusari Lila për komunikimin dhe koordinimin me Radojcic se sa…

Lajme
Analisti Avni Arifi e ka komentuar raportin mes Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentes Vjosa Osmani.
Përmes një postimi në Facebook, Arifi ka thënë se në lidhje me incidentin e Osmanit në Aeroportin e Shkupit, Kurti më shumë ka marrë parasysh qëndrimet e Mimoza Kusari Lila për komunikimin dhe koordinimin me Radojcic se sa pohimet e Presidentes se vendit në një incident të rëndë protokollar.
Ai ka thënë se gjatë katër viteve, Osmani ka qenë vetëm një Notere e Kurtit.
“Për Kurtin Vjosa ka qenë vetëm Notere e Vetëvendosjes dhe në momentin kur Vjosa vetëm se dyshohet se ka filluar të mendoj pakëz ma drejtë është duke e ndjerë përbuzjen dhe poshtërimin e Kurtit. Besoj që Vjosa e din se e ka edhe një vit statusin e Presidentes dhe kurrë më me përkrahje të VV-së. Me fjalë të tjera një fund i pandershëm po i vjen Vjosës e cila në të gjithë të këqijat e Kurtit në degradimin e pozicionit të Kosovës në botë me shkronja të forta e ka vulën e Vjosës, dhe do te mbahet ne mend si notere e sakte e Kurtit pa asnje sukses presidencial”, ka shkruar Arifi.
Postimi i tij në Facebook: