Arifi thotë se ambasada gjermane dërgoi mesazh publik: Ne nuk ju besojmë dhe nuk jeni të besueshëm, Kosova udhëhiqet nga mashtruesit
Diplomati dhe analisti politik, Avni Arifi ka reaguar pas deklaratës publike të ambasadës gjermane në lidhje me praninë e FSK-së në veri. Ai ka thënë kur ambasada e një shteti si Gjermania e akuzon qeverinë për përdorim të narrativave mashtruese dhe këta nuk flasin, sipas Arifit, kjo tregon më së miri se “çfarë faqe e…

Lajme
Diplomati dhe analisti politik, Avni Arifi ka reaguar pas deklaratës publike të ambasadës gjermane në lidhje me praninë e FSK-së në veri.
Ai ka thënë kur ambasada e një shteti si Gjermania e akuzon qeverinë për përdorim të narrativave mashtruese dhe këta nuk flasin, sipas Arifit, kjo tregon më së miri se “çfarë faqe e zezë po e qeveris Kosovën”, shkruan lajmi.net.
“Me këtë deklaratë publike, ambasadori gjerman ka dërguar një mesazh të qartë diplomatik: Meqë mesazhet diplomatike private nuk po funksionojnë, ja ku e keni publikisht. Ne nuk ju besojmë, dhe nuk jeni të besueshëm. Ju e keëpërdorni besimin tonë dhe fatkeqësisht Rohde ka të drejtë. Kosova udhëhiqet nga mashtruesit”, ka shkruar Arifi në Facebook. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë në Facebook: