Arifi: Populli e pa Isa Mustafën si u ballafaqua me lojërat e fatit

Shefi i Kabinetit të Kryeministrit të Kosovës, Avni Arifi, ka reaguar pas deklaratës së të parit të LDK-së, Isa Mustafës lidhur me koncept dokumentin  për lojërat e fatit.

Lajme

30/12/2018 18:58

Arifi ka thënë se koncept dokumenti për lojërat e fatit që ka iniciuar Ministria e Financave ka për qëllim futjen totale në kontroll të shtetit të gjitha lojërave të fatit, përcjell lajmi.net.

“Për gjynah po përpiqet Isa nga LDK me gjet diçka që ja stërshit prapë shpifjet e vitit 2013 për kazino ndaj AAK-së. Fatmirësisht, populli e pa Isën si u ballafaqua me lojërat e fatit!!! Në fakt a kurrë nuk ishte Isa Kryeministër që të përballej me lojëra fati?Dorën në zemër si mos me pas qenë kurrë”, ka shkruar Arifi në Faceboook.

Postimi i plotë:

Koncept dokumenti për lojërat e fatit që ka inicuar Ministria e Financave ka për qëllim futjen totale në kontroll të shtetit të të gjitha lojërave të fatit. Meqenëse flasim për koncept dokument kjo nënkupton që kjo Qeveri po e shqyrton edhe opcionin e ndalesës së plotë por gjithçka është në fazë tepër fillestare. Për gjynah po përpiqet Isa nga LDK me gjetë diçka që ja stërshet prap shpifjet e vitit 2013 për kazino ndaj AAK-së. Fatmirësisht, populli e pa Isën si u ballafaqua me lojērat e fatit!!! Në fakt a kurrê nuk ishte ISa Kryeministër që të përballej me lojëra fati?Dorën në zemër si mos me pas qenë kurrë. /Lajmi.net/