Arifi: Për vendin e ulëses së Dimal Bashës fajtor është stafi i tij politik

Analisti politik Avni Arifi ka folur për problemin që i doli sot kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Dimal Bashës, me ulësen e tij në ceremoninë e ndërrimit të komandës së 30-të të KFOR-it. Ai ka pohuar se fajin që Basha nuk ishte i ulur në fillim, ku do të duhej të ulej një kryetar, e…

Lajme

04/10/2025 08:27

Analisti politik Avni Arifi ka folur për problemin që i doli sot kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Dimal Bashës, me ulësen e tij në ceremoninë e ndërrimit të komandës së 30-të të KFOR-it.

Ai ka pohuar se fajin që Basha nuk ishte i ulur në fillim, ku do të duhej të ulej një kryetar, e ka stafi i tij politik.

“Besoj se kjo është dështim i protokollit të Kuvendit të Kosovës, pa marrë parasysh ngjarja a është e KFOR-it, është dashur me vendosur kontakt, me u kujdes se ku ka me u ul.”

“Kuvendi i Kosovës tradicionalisht, mundem të them, e ka pasë protokollin shumë të avancuar, nuk kanë bërë gabime të tilla. Këtu fajin ia lë stafit të tij politik që ose nuk e kanë kyçur protokollin e Kuvendit ose nuk i kanë kryer detyrat e veta,” ka thënë Arifi për Klanin.