Arifi: Para tri jave u diskutua lufta bërthamore dhe ne ende s’kemi Kuvend, jemi joserioz

Në emisionin e së shtunës u diskutua rreth mosfunksionalizimit të Kuvendit të Kosovës. Se cilat janë problematikat më të mëdha që nuk janë diskutuar nga të zgjedhurit e popullit, përgjigjen e dha profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Dritëro Arifi. Ai tha se përderisa tri javë më parë u bisedua për mundësinë e një lufte bërthamore, derisa…

Lajme

06/07/2025 08:20

Në emisionin e së shtunës u diskutua rreth mosfunksionalizimit të Kuvendit të Kosovës.

Se cilat janë problematikat më të mëdha që nuk janë diskutuar nga të zgjedhurit e popullit, përgjigjen e dha profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Dritëro Arifi.

Ai tha se përderisa tri javë më parë u bisedua për mundësinë e një lufte bërthamore, derisa parlamenti i vendit është ende jofunksional, kjo sipas tij tregon se ‘sa joserioz janë’.

“Problematikë më të madhe nuk ka. Para tri javësh ne biseduam për mundësinë e një lufte bërthamore dhe ne ende nuk kemi Kuvend, shikoni sa joserioz jemi”, tha ai në klankosova.