Arifi: Një qeverisje e Mustafës si ajo në Prishtinë, s’i duhet Kosovës
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk do që Isa Mustafa të bëhet kryeministër, pasi që sipas tyre, ai në Prishtinë ka ofruar një model të keq të qeverisjes.
Lajme
Këshilltari i të parit të AAK-së, Avni Arifi, i është përgjigjur kërkesës së LDK-së, e cila ka kërkuar që Ramush Haradinaj të ja lëshoj postin Mustafës, duke i thënë se modeli i qeverisjes së Prishtinës është edhe më i keq se modeli qeverisës i Hashim Thaçit.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Arifi ka shkruar se një qeverisje si ajo e Prishtinës, nuk i duhet Kosovës.
Më poshtë mund të lexoni postimin e plotë të Avni Arifit:
Ne në AAK kërkesën e degëve të LDK të orkestruar nga z. Mustafa për postin e Kryeministrit shohim si kërkesë për:
1) SHKARKIM të MANDATARIT
2) FAKTURIM PERSONAL Ramush Haradinajt për humbjen e Kryeparlamentarit.
3) RINGJALLJE e qeverisjes status quo dhe të dobët të Prishtinës nga LDK- Mustafa
Ndryshimi nga qeverisja Thaçi në qeverisjen çfarë e kemi pa në Prishtinë nuk i duhet Kosovës.
Ne nuk mundemi dhe nuk do të pranojmë kërkesa të tilla. Po gaboni….