Arifi: Kushdo që dha leje me u lëshu bllok i Kosovës A pa filtrat e ajrit, duhet arrestu- Qeveria po tenton ta fsheh kolapsin e KEK-ut

Probleme të shumta ka pasur këto ditë, e që lidhen pikërisht me energjinë elektrike dhe KEK-un. Anëtari i AAK-së, Avni Arifi ka reaguar sot ashpër pas lëshimit të bllokut të termocentralti Kosova A pa filtra funksional të ajrit, duke e cilësuar këtë si akt të papërgjegjshëm dhe të rrezikshëm ëpr shëndetin publik. Përmes një postimi…

Lajme

23/06/2025 08:47

Probleme të shumta ka pasur këto ditë, e që lidhen pikërisht me energjinë elektrike dhe KEK-un.

Anëtari i AAK-së, Avni Arifi ka reaguar sot ashpër pas lëshimit të bllokut të termocentralti Kosova A pa filtra funksional të ajrit, duke e cilësuar këtë si akt të papërgjegjshëm dhe të rrezikshëm ëpr shëndetin publik.

Përmes një postimi në Facebook, Arifi ka kërkuar arrestimin e atyre që kanë dhënë leje për operimin e bllokut pa sisteme të filtrimit, duke theksuar se qytetarëve po u servohet “helm” në vend të ajrit të pastër.

“Kushdo që ka dhanë leje me u lëshu ky bllok i Kosovës A pa filtrat e ajrit, ish dasht me u arrestu. Kqyrne vet çfarë helmi po na jepet pa u filtru, veç mos me pranu që KEK ka kolapsu,” shkruan Arifi.

Arif gjithashtu akuzoi qeverinë për fshehje të gjendjes së vërtetë në KEK, duke thënë se vendimarrjet aktuale për energjinë po shndërrohen “çdo ditë në krim më të madh”./Lajmi.net/