Arifi: Kurti e vodhi djathtisten Gërvalla, e shndërroi në militante të majtë anti-Vjosë

Zyrtari i AAK-së, Avni Arifi, ka shkruar për raportin që kryeministri Albin Kurti ndërton me partnerët e koalicionit. Arifi është rikthyer në kohën kur AAK e NISMA kishte bashkëpunuar me Kurtin përgjatë kohës së protestave, duke thënë se Kurti ishte munduar të përdorte këtë bashkëpunim për t’ua marrë të dy partive aktivistët, për t’iu bashkuar…

Lajme

08/06/2024 13:36

Zyrtari i AAK-së, Avni Arifi, ka shkruar për raportin që kryeministri Albin Kurti ndërton me partnerët e koalicionit. Arifi është rikthyer në kohën kur AAK e NISMA kishte bashkëpunuar me Kurtin përgjatë kohës së protestave, duke thënë se Kurti ishte munduar të përdorte këtë bashkëpunim për t’ua marrë të dy partive aktivistët, për t’iu bashkuar VV-së.

Arifi thotë se të njëjtën gjë Kurti e ka bërë tinëz liderëve të dy partive, duke i ftuar anëtarët e kryesisë për darka e madje thotë se krijonte edhe miqësi personale me qëllim të rekrutimit në parti.

Zyrtari i AAK-së thotë se duket që të njëjtën gjë e ka aplikuar edhe tek partneriteti me Vjosa Osmanin. Arifi thotë se shihet qartë që Kurti “e ka vjedhur djathtisten Schëarz dhe e ka shndërruar në militante të së majtës pastër Anti-Vjosë”.

Postimi i plotë:

Lëvizja Vetëvendosje e sidomos Kurti nuk e njeh konceptin e partneritetit politik e as koalicionin me asnjë partner kurrë. Gjatë kohës kur ishte në koalicion protestash me AAK-NISMA listën e takimeve të përbashkëta të degëve dhe nëndegve për organizim të protestave VV e përdorke për të i “ftuar” pastaj aktivistët që të braktisnin AAK dhe NISMA dhe të i bashkoheshin VVsë.

Lideri i saj i ftojke (tinëz liderit të partive partnere) anëtarët e kryesisë së këtyre dy partive në kafe e darka e bile krijonte edhe miqësi përsonale me qëllim të rekrutimit në parti të tij. Si duket këtë kulturë e ka aplikuar edhe tek lista Guxo/ dhe “partneriteti” me Vjosën. Pastër po shihet që ja ka “vjedhë” djathtisten Shëarz dhe e ka shëndrruar në militante të së majtës pastërt Anti-Vjosë.

Nëse partitë opozitare pas zgjedhjeve mendojnë seriozishtë që të i bashkohen VV-së është mirë me ditë në fillim se kurrë nuk do të jenë partnerë të VV-së as të Kurtit por do të shëndrrohen vetëm në një klub të nënshtruarve pa pikë dinjiteti  të VV-së