Arifi: Kuqit me partnerë ia dhanë tenderin për sheshin “Xhorxh Bush” brenda natës kaloi në LDK- ja çka po zihet tani në Suharekë
Ish- ambasadori Avni Arifi ka reaguar në lidhje me një takim që thuhet ta ketë pasur së fundi Blerim Kuqi me fituesin e zgjedhjeve në Skenderaj, Sami Lushtaku. Blerim Kuqi i cili pas disa viteve në AAK kaloi në LDK, thuhet se ka nisur një “dialogim” në lidhje me çështjen e zgjedhjeve nëpër komuna. Arifi…

Lajme
Ish- ambasadori Avni Arifi ka reaguar në lidhje me një takim që thuhet ta ketë pasur së fundi Blerim Kuqi me fituesin e zgjedhjeve në Skenderaj, Sami Lushtaku.
Blerim Kuqi i cili pas disa viteve në AAK kaloi në LDK, thuhet se ka nisur një “dialogim” në lidhje me çështjen e zgjedhjeve nëpër komuna.
Arifi madje këtë takim e quajti “tuxharllëku për Suharekën apo Drenasi numër 2”.
Arifi tha se në histori nuk njihet që LDK-ja ta ketë fituar ndonjë komunë n Kosovë në formën siç po tenton ta fitojë Suharekën dhe se LDK-ja i ka fituar komunat tradicionalisht me kuadro të përzgjedhura me program të mirë, me besim dhe me votë popullore, por se sipas tij në Suharekë këtë herë është ndryshe.
Sipas tij, falë tenderit që iu është dhënë për sheshin “Xhorxh Bush” Kuqit dhe partnerëve nga Shqipëria, ai kaloi brenda natës nga AAK në LDK.
“I dhanë tenderin për sheshin “Xhorxh Bush” në Prishtinë Blerim Kuqit me partner nga Shqipëria, njërit nga figurat kryesore të AAK-së që vjen nga kjo komunë, në vlerë prej 18 milionë eurosh.
Blerim Kuqi harroi respektin dhe nderin e pamerituar që i kishin bërë Haradinajt dhe AAK-ja me vite, dhe përnjëherë, brenda natës, doli në LDK.
Që prej asaj kohe, njerëzit e Suharekës thonë se çdo ditë po zhytet në borxhe për ta mundur mikun e tij të dikurshëm, Bali Muharremajn, vetëm që ta bindë lidershipin e LDK-së se është me ta”.
Arifi tha se “Flitet se perpiqet të bëjë koalicion të fshehtë me Sami Lushtakun që ta marrë votën e PDKs në Suharekë dhe pas fitores së Ardian Shalës, ta kthejnë Suharekën në “Drenas të dytë”, pa Ramizin./Lajmi.net/