Arifi: Ku ka prek VV në institucione të pavarura krejt çka ka bo është ua ka hjek pavarësinë
Opinionisti politik Avni Arifi ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje institucioneve të pavarura të vendit ua ka larguar pavarësinë e tyre. Në një postim në Facebook, ai ka deklaruar se njëjta gjë u bë edhe me KQZ-në, kur u shkarkua Valdete Daka nga pozita e kryesueses së këtij institucioni. “Njëri prej vendimeve të para të Qeverisë…
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2019/01/avni-arifi.jpg)
Lajme
Opinionisti politik Avni Arifi ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje institucioneve të pavarura të vendit ua ka larguar pavarësinë e tyre.
Në një postim në Facebook, ai ka deklaruar se njëjta gjë u bë edhe me KQZ-në, kur u shkarkua Valdete Daka nga pozita e kryesueses së këtij institucioni.
“Njëri prej vendimeve të para të Qeverisë Kurti ka qenë ky i shkarkimit të Valdete Dakes nga kreu i KQZ në qershor 2021, gjoja me ruajt pavarësinë e KQZ-së. Ja e keni pavarësu KQZ-në e keni kënaq. Jo jo, ju s’keni faj. Gjermania ka faj, OSBE ka faj. Nuk mundet për kurgjo kurrë qeveria Kurti me pas faj sepse janë lindë të pafajshëm”.
“Një gjë po dihet. Ku ka prek VV në institucione të pavarura krejt çka ka bo është ua ka hjek pavarësinë. Zhagitne edhe pak rezultatet se nashta fryhen numrat si brumi e i mbërrini 51 vota. Si dihet kurrë”, ka Arifi.