Arifi: Koncepti qeveritar i Qeverisë Kurti është i bazuar në mashtrim
Ish-shefi i negociator të Kosovës në dialogun me Serbinë, Avni Arifi ka thënë se komplet koncepti qeveritar i Kurtit është mashtrim. Tutje ai ka shtuar se është fatkeqësi që kemi ardhur në këtë gjendje. “Po thonë që e kanë zhvilluar ekonominë, është mashtrim. Po thonë që janë rritur investimet direkte, se kanë blerë diaspora banesa,…
Lajme
Ish-shefi i negociator të Kosovës në dialogun me Serbinë, Avni Arifi ka thënë se komplet koncepti qeveritar i Kurtit është mashtrim.
Tutje ai ka shtuar se është fatkeqësi që kemi ardhur në këtë gjendje.
“Po thonë që e kanë zhvilluar ekonominë, është mashtrim. Po thonë që janë rritur investimet direkte, se kanë blerë diaspora banesa, është mashtrim. Komplet koncepti qeveritar i Qeverisë Kurti dhe kësaj qeverie që e kanë bërë Vjosën presidente, është i bazuar në parametrat e mashtrimit”, tha Arifi në Klan Kosova.
“Është fatkeqësi e popullit tonë që kemi ardhur në një gjendje që mos me mujtë me nda të mirën nga e keqja”, theksoi ai.