Arifi: KEK-u s’është ndal as në kohën e bombardimeve të NATO-s, veç në kohën e Kurtit ka kolapsuar
Ish-ambasadori kosovar, Avni Arifi ka reaguar në lidhje me kolapsin e KEK-ut. Arifi tha se KEK-u nuk e ka ndal punën as në kohën e bombardimeve të NATO-s e as në kohë të Ttios, por vetëm në kohën e Kurtit, shkruan lajmi.net Postimi i plotë: Popull i Kosovës, shumë shtrenjtë ke me pagu dashninë në…

Lajme
Ish-ambasadori kosovar, Avni Arifi ka reaguar në lidhje me kolapsin e KEK-ut.
Arifi tha se KEK-u nuk e ka ndal punën as në kohën e bombardimeve të NATO-s e as në kohë të Ttios, por vetëm në kohën e Kurtit, shkruan lajmi.net
Postimi i plotë:
Popull i Kosovës, shumë shtrenjtë ke me pagu dashninë në Albin babën.
Po shkruajnë shumë në facebook se KEK-u qe 25 vite nuk është ndalë deri më sot. Jo, jo KEK-u nuk është ndal as në kohën e bombardimeve të NATO-s as në dhjetëvjeqarin e Millosheviqit, e as në kohën e Titos pra që nga vitet 60-ta të shekullit të kaluar.
Vetëm në kohën e Albin Kurtit KEK-u ka kolapsuar.
Në kohën e Albin Kurtit, atij që ndali investimin e Contour Global, atij që se deshti gazin Amerikan, atij që na shtitke mend se ma së pari duhet bojleri pastaj filteri, atij ambasadori i të cilit merret me shitblerje të energjisë, e familjarët e njerëzve të Kurtit licensohen për shitblerje të energjisë. A mundeni me paramendu sa dhjetëra miliona euro do të paguajë qytetari i Kosovës mafies energjetike, sepse nuk ka prodhim vendor?
Shqiptar, për dashni të gabume thyhet zemra, e për dashni në lider të gabuar të thahet xhepi, edhe pak zemra por më së shumti e ardhmja. Gëzuar!/lajmi.net/