Arifi ironizon: Përveç Kurtit, dallime me Amerikën kanë vetëm Putini, Xi dhe Kim Jong Un
Ish-kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka reaguar me tone ironike ndaj deklaratës së Kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, i cili sot komentoi pezullimin e dialogut strategjik mes SHBA-ve dhe Kosovës, transmeton lajmi.net. Kurti, në mbledhjen e Qeverisë, deklaroi se “me Amerikën nuk jemi prishur, kemi disa dallime”. Kjo deklaratë ka nxitur…

Lajme
Ish-kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka reaguar me tone ironike ndaj deklaratës së Kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, i cili sot komentoi pezullimin e dialogut strategjik mes SHBA-ve dhe Kosovës, transmeton lajmi.net.
Kurti, në mbledhjen e Qeverisë, deklaroi se “me Amerikën nuk jemi prishur, kemi disa dallime”. Kjo deklaratë ka nxitur reagime të shumta, përfshirë edhe atë të Arifit, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale tha:
“‘Dallime’ me Amerikën, përveç Kurtit, ka vetëm Putini, Xi dhe Kim Jong Un! O Zot, kush ka mbet me pas ‘DALLIME’ me Amerikën!”
Pezullimi i dialogut strategjik nga ana e SHBA-ve vjen pas një sërë kritikash të vazhdueshme ndaj qasjes së Qeverisë Kurti në raport me aleatët perëndimorë, veçanërisht në çështjet e dialogut me Serbinë dhe situatën në veri të Kosovës./lajmi.net/