Arifi: Gjykata Themelore po kthehet në Preshevë

Gjykata Themelore përsëri do të kthehet në Komunën e Preshevës.

Lajme

28/12/2020 21:28

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka njoftuar se Gjykata Themelore do të kthehet në këtë komunë më 3 janar të vitit tjetër.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Arifi ka bërë të ditur po ashtu se fillimisht kjo gjykata do të funksionojë me orar të reduktuar, shkruan lajmi.net.

Njoftimi i plotë i Arifit, pa ndërhyrje:

Ashtu siç ju kemi premtuar, ashtu edhe po bëhet, Gjykata themelore po kthehet në Preshevë më 3 Janar 2021

Pas një sfide të mundimshme të spikatur me burokraci të pafund, ja arritëm të kthejmë përsëri pas dekadave Gjykatën Themelore në Preshevë.

Falënderoj nga zemra bashkëpuntorët e mi në adminstratën lokale në Preshevë për këtë punë të palodhshme si dhe të gjithë ata që kanë kontribuar në këtë projekt me rëndësi vitale për qytetarët e Komunës së Preshevës. Gjykata Themelore në fillimin ka një orar të reduktuar,  ndërsa në pjesën e dytë të projektit do t`i plotësojmë kushtet ligjore për të kompletuar orarin e seancave gjyqësore në Preshevë. /Lajmi.net/

Ashtu siç ju kemi premtuar, ashtu edhe po bëhet, Gjykata themelore po kthehet në Preshevë më 3 Janar 2021

Pas një sfide…

Posted by Shqiprim Arifi on E hënë, 28 Dhjetor 2020