Arifi: Ftesa e Kurtit për takim doli të jetë mashtrim – Ai po e injoron qëllimisht vendimin e Kushtetueses
Analisti politik, Avni Arifi ka shkruar në lidhje me takimin e kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti pas përfundimit të këtij takimi. Ai ka thënë se ftesa e Kurti për konsultime me partitë politike ish-opozitare doli të jetë mashtrim, shkruan lajmi.net. “Ai i ftoi që t’i mashtrojë të gjithë, përfshirë edhe Gjykatën Kushtetuese, duke…

Lajme
Analisti politik, Avni Arifi ka shkruar në lidhje me takimin e kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti pas përfundimit të këtij takimi.
Ai ka thënë se ftesa e Kurti për konsultime me partitë politike ish-opozitare doli të jetë mashtrim, shkruan lajmi.net.
“Ai i ftoi që t’i mashtrojë të gjithë, përfshirë edhe Gjykatën Kushtetuese, duke pretenduar se po kërkon konsensus. E vërteta e hidhur është se Kosova ka një parti që është ende në detyrë, e cila e shkel qëllimisht Kushtetutën e Republikës dhe e injoron po ashtu qëllimisht vendimin e Gjykatës Kushtetuese“, ka shkruar Arifi.
Ai ka thënë se ky nuk është shtet i sundimit të ligjisit e as i vullnetit për ta bërë Kosovën shtet të sundimit të ligjit
“Shkelja e qëllimshme e Kushtetutës dhe këmbëngulja për ta vazhduar këtë shkelje përbëjnë një sulm të drejtpërdrejtë ndaj vetë substancës së shtetit të Kosovës“, ka shtuar Arifi. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë: