‘Arifhikmeti’ me shokë janë gati për kombëtaren (FOTO)

Artistët shqiptarë janë bërë bashkë për të shikuar ndeshjen e parë të Kombëtares Shqiptare në kampionatin evropian.

ShowBiz

11/06/2016 10:27

Artistët shqiptarë, aktorët Xhevdet Jashari e Blerim Destani dhe reperët Mc Kresha dhe Noizy, kanë treguar se janë gati për ta përcjellë bashkë ndeshjen e parë të kombëtares në kampionatin evropian.

Ata shihen në një fotografi bashkë duke mbajtur flamurin, ndërsa në një foto tjetër aktori i njohur për rolin e ‘Arifhikmetit’ i mbështjellur me flamur, ka treguar se ai është gati.

Shqipëria përballet sot me Zvicrën, në ndeshjen e shumëpritur e cila luhet në ora 15:00./lajmi.net