Arifaj: Prokuroria në Hagë po mundohet të zhvlerësojë DASh-in e NATO-n

Ardian Arifaj, ish-këshilltar i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka thënë se Prokuroria, në mungesë të provave, po mundohet të zhvleftësojë peshën e personaliteteve të cilët, në atë gjykatë, nuk po e përfaqësojnë veten, por institucionin që e kanë përfaqësuar gjatë kohës së luftës në Kosovë. Ai tha se dëshmitarëve, të cilët në kohën e luftës në…

Lajme

14/02/2026 19:20

Ardian Arifaj, ish-këshilltar i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka thënë se Prokuroria, në mungesë të provave, po mundohet të zhvleftësojë peshën e personaliteteve të cilët, në atë gjykatë, nuk po e përfaqësojnë veten, por institucionin që e kanë përfaqësuar gjatë kohës së luftës në Kosovë.

Ai tha se dëshmitarëve, të cilët në kohën e luftës në Kosovë përfaqësonin institucione të rëndësishme, po iu bëhen sulme personale.

“T’i quash se janë të mashtruar, që kanë lejuar të mashtrohen nga dikush, sigurisht që është njëfarë sulmi a kritike personale. Megjithatë, ata nuk kanë qenë aty vetëm si individë, por përfaqësues të institucionit, apo postit që e kanë mbajtur në atë kohë. Kanë qenë përpjekje për të zhvleftësuar edhe krejt institucionet. Kanë zhvleftësuar edhe DASh-in e NATO-n. Pra, të gjithë ata që nuk po pajtohen me narrativin e Prokurorisë, për ta janë të pavlefshëm dhe nuk duhet të merret parasysh fjala e tyre”, u shpreh Arifi, teksa tha se duhet të pritet fjala përfundimtare nga gjyqtarët.