Ariana Grande nxjerr në treg aromat e reja të parfumit të saj
Ariana ka promovuar linjën e re të parfumeve.

ShowBiz
Ariana Grande tashmë është emër i suksesshëm edhe në fushën e biznesit, ashtu sikurse shumë kolege të saj, shkruan lajmi.net.
Këngëtarja ka njoftuar për lansimin e aromave të reja të parfumit që mban emrin e saj, përmes disa fotografive nga kampanja.
Artistja erdhi me stil të viteve ’60-të në fotografitë me të cilat promovonte aromën “R.E.M” të parfumidt Ariana Grande.
27-vjeçarja dukej mahnitëse teksa promovoi këtë linjë të premten përmes imazheve në llogarinë e saj në Instagram.
View this post on Instagram
Këtë muaj, këngëtarja i është bashkuar edhe Mariah Carey dhe Jennifer Hudson në shoun special për Krishtlindje.
Në postimin e fundit, Arianën e shohim me një shihe parfumi të vendosur në majë të kokës. teksa flokët i kishte lëshuar dhe drejtuar balluket në njërën anë. /Lajmi.net/
View this post on Instagram