Arian Krasniqi, kryesues i Këshillit Drejtues në Teatrin Kombëtar të Kosovës
Mirëpo, Arian Krasniqi i cili ka qenë anëtarë i këtij Këshilli, tashmë duhet të zëvendësohet nga një anëtar i ri, për të plotësuar kështu vakumin e e krijuar. “Ministria e Kulturës së shpejti do të emërojë anëtarin e ri dhe më pas Këshilli Drejtues do të vazhdojë me punën për të cilën edhe thirret”, ka thënë Arian Krasniqi.
ShowBiz
Pas dorëheqjes së Jeton Neziraj nga detyra e kryetarit të Këshillit Drejtues të TKK-së, anëtarët e këtij Këshilli, me vota të fshehura kanë vendosur që kryetar i këtij Këshilli të jetë Arian Krasniqi.
Krasniqi ka thënë për KultPlus se ky vendim është marrë tash e dy javë, dhe Këshilli Drejtues do të vazhdojë me punë, konform ligjit.
Mirëpo, Arian Krasniqi i cili ka qenë anëtarë i këtij Këshilli, tashmë duhet të zëvendësohet nga një anëtar i ri, për të plotësuar kështu vakumin e e krijuar. “Ministria e Kulturës së shpejti do të emërojë anëtarin e ri dhe më pas Këshilli Drejtues do të vazhdojë me punën për të cilën edhe thirret”, ka thënë Krasniqi.
Ai ka thënë se si Këshill Drejtues, në këtë fundvit presin që udhëheqësit e TKK-së të sjellin propozimet për repertorin e vitit 2017, për të cilin pritet të vendoset në muajin dhjetor, sikurse që ka përmendur edhe hapjen e konkursit për dramë “Katarina Josipi”. “Poashtu momentalisht kemi të hapur konkursin për Skenën e Vogël të TKK-së”, ka thënë Krasniqi. Kurse anëtarë të Këshillit Drejtues në TKK janë: Halil Matoshi, Xhejlane Godanci, Xhevat Qorraj, Ramadan Musliu dhe Ahmet Brahimaj.