Argjentinë, 60 të plagosur nga shpërthimi në fabrikën kimike
Mbi 60 punëtorë janë plagosur me rastin enjë shpërthimi në fabrikën e produkteve kimike në pjesën qendrore të Argjentinës, njoftuan zyrtarët.

Bota
Shpërthimi në Cordoba, në verilindje të Buenos Aires, ngjau mbrëmë (sot sipas kohës sonë), kurse ai u shkaktua nga zjarri që kishte shpërthyer në fabrikë. Raportohet se shpërthimi ka krijuar një krater të madh, derisa e kanë pësuar dritaret nëpër shtëpi e banesa deri në katër kilometra largësi nga fabrika në Cordoba.
Pronari i fabrikës Sergio Raponi është arrestuar, pasi që policia në depon e fabrikës ka gjetur material që digjet lehtë dhe që është i ndaluar.