Argjentina ‘shpartallon’ Bolivinë, Uruguai mposht Paraguain
Në orët e mesnatës janë zhvilluar dy ndeshje interesante në kuadër të Kupës së Amerikës.
Sport
Argjentina ka triumfuar bindshëm ndaj Bolivisë (1-4), derisa Uruguai minimalisht ka shënuar fitore ndaj Paraguait (1-0), shkruan lajmi.net.
Bolivi 1 – 4 Argjentinë
Argjentina ka vazhduar me serinë e fitoreve, duke mposhtur Bolivinë me rezultat të thellë 1 – 4.
Gomez pas vetëm gjashtë minutave pranoi një asistim të bukur nga Messi dhe realizoi për 0 – 1 (6′).
Ishte Messi që dyfishoi epërsinë pasi u tregua i saktë nga pika e bardhë (33′).
Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë gjithashtu realizoi edhe golin e tretë pas një asistimi të Agueros (42′).
Bolivia u rikthye në lojë përmes golit të Saavedra (60′).
Por, pas vetëm pesë minutave Lautaro Martinez realizoi për epilogun përfundimtar 1 – 4.
Faza e grupeve tashmë ka mbaruar, me Argjentinën që do përballet me Ekuadorin në çerekfinale.
Ndërkohë, edhe Uruguai ka siguruar kualifikimin pas fitores ndaj Paraguait.
Ishte Edinson Cavani që vulosi ndeshjen duke u treguar i saktë nga pika e bardhë (21′).
Uruguai në çerekfinale përballet me Kolumbinë, derisa Paraguai me Perunë./Lajmi.net/