Argjentina në finale të Kupës së Amerikës, mposht Kolumbinë në penallti
Argjentina ka siguruar finalen e Kupës së Amerikës pas fitores ndaj Kolumbisë.

Sport
Argjentina triumfoi në penallti, ngase edhe pas 120 minutave lojë, rezultati ishte barazim, shkruan lajmi.net.
Ishte Lautaro Martinez që zhbllokoi rezultatin pas asistimit të Messit qysh në minutën e tretë.
Kolumbia barazoi rezultatin në minutën e 61-të përmes Diaz.
Tutje, Argjentina dominoi por nuk ia doli t’i finalizojë aksionet.
Në penallti, Emi Martinez ishte i shkëlqyer duke ndalur tre penallti, kësisoj Argjentina siguroi kalimin në finale, aty ku do takohet me Brazilin./Lajmi.net/