Argjentina mposht Brazilin, fiton trofeun e Copa America

Argjentina ka fituar ndaj Brazilit 1-0.

Sport

11/07/2021 08:13

Kombëtarja e Argjentinës ka fituar trofeun e Kupës së Amerikës pasi mposhti Brazilin me rezultat 1-0, shkruan lajmi.net.

Ndeshja nisi me shumë tensione nga të dyja skuadrat që shkakton numër të shumtë të faullave, goli erdhi shpejtë për Argjentinën.

Angel Di Maria realizoi gol të bukur në min e 22’ pas asistimit të Rodrigo De Paul.

Në vazhdim Brazili morri iniciativën e ndeshjes por pjesa e parë u mbyll 1-0.

Pjesa e dytë nisi më mirë për brazilianët që e morrën në tërësi kontrollin e lojës, dhe patën disa raste të mira shënimi por pa ja dalur të realizojë ndonjë gol, dhe ndeshja u mbyll 1-0 për argjentinasit.

Në përgjithësi ishte një lojë shumë e ashpërt me pak raste shënimi, që në fund vendosi goli i Di Maria në min e 22′.

Kështu Argjentina shpallet kampion për herë të 15-të në Kupën e Amerikës, dhe ky është trofeu i parë i Leo Messit me kombëtaren e tij. /Lajmi.net/

YouTube player