Argjentina barazon me Kilin, Paraguai mposht Bolivinë
Në orët e mesnatës janë zhvilluar dy ndeshje në kuadër të xhiros së parë të Kupës së Amerikës.
Sport
Argjentina ka barazuar me Kilin, derisa Paraguai ka mposhtur Bolivinë, shkruan lajmi.net.
Argjentinë 1 – 1 Kili
Argjentina kundër Kilit ishte kryendeshja e derbit të mesnatës.
Lionel Messi realizoi supergol nga gjuajtja e lirë (33′).
Por, ishte Vargas barazoi rezultatin në topin e kthyer pasi Vidal humbi penalltinë (57′).
Me këtë barazim, Argjentina renditët në pozitën e dytë me një pikë, aq sa edhe Kili në vendin e tretë.
Paraguai 3 – 1 Bolivinë
Paraguai ka mposhtur me përmbysje Bolovinë.
Ishte Saavedra që zhbllokoi rezultatin duke shënuar nga pika e bardhë (10′).
Kaku barazoi rezultatin (62′), derisa pas tre minutave Romero vendosi Paraguain në epërsi për herë të parë.
I njëjti vulosi fitoren e Paraguait me një gol të bukur (80′).
Pas kësaj fitore, Paraguai renditët në pozitën e parë me tre pikë, derisa Bolivia renditët në fund pa pikë./Lajmi.net/