Argjendaritë në Prishtinë merren vesh të mos flasin për çmimet, nga ATK bëhet e ditur se brenda disa muajve ato u kontrolluan 57 herë
Nëse dikush interesohet të di se sa është çmimi i arit në Prishtinë, kjo është pak e vështirë. Një “rregull” i vendosur në mes të argjendarive në kryeqytet, ka bërë që të duket shumë gjë e çuditshme. Në argjendarit në Prishtinë janë marrë vesh që të mos flasin për çmimin e arit, e të mos…
Lajme
Nëse dikush interesohet të di se sa është çmimi i arit në Prishtinë, kjo është pak e vështirë.
Një “rregull” i vendosur në mes të argjendarive në kryeqytet, ka bërë që të duket shumë gjë e çuditshme.
Në argjendarit në Prishtinë janë marrë vesh që të mos flasin për çmimin e arit, e të mos prononcohen për media që të tregojnë se sa po shitet në fakt gjatë sezonit të verës.
E gjithë kjo padyshim se ngre dyshime për mashtrime tek qytetarët, të cilëve shpesh herë ari iu shitet shumë shtrenjtë, e njëkohësisht edhe për fshehje nga “shteti” për deklarim të përfitimit që kanë përgjatë këtij sezoni.
Madje nga disa argjendari në kryeqytet kanë deklaruar hapur se është e vendosur që vetëm njëra prej lokaleve, emër i njohur për redaksinë, është e lejuar të flasë, por se as nga kjo e fundit nuk janë deklaruar me arsyetimin se s’duan të japin të dhëna.
E në lidhje me këtë çështje, lajmi.net ka kontaktuar Agjencinë Tatimore të Kosovës.
Nga ATK është thënë se në kuadër të planit për veprim të përbashkët ATK-Drejtoria Komunale për vitin 2024 janë zhvilluar aktivitete të përbashkëta tek bizneset të cilat merren me tregtimin e arit dhe stolive të arit në Prishtinë, saktësisht në gjashtë lokacione.
“Në kuadër të planit për veprim të përbashkët ATK-DK për vitin 2024, janë zhvilluar aktivitete të përbashkëta tek bizneset të cilat merren me tregtimin e arit dhe stolive të arit në Prishtinë në 6 lokacione”, thuhet nga ATK.
Gjithashtu është thënë se gjatë periudhës kohore janar-korrik 2024 numri i kontrolleve të kryera në këto lokacione ishte 57 kurse pagesat sipas periudhës ishin 1,242,862.
E shifra të mëdha të pagesave sipas periudhës pati edhe në tregtinë me pakicë të orëve dhe argjendarive në dyqane të specializuara.
Këto të dhëna të ATK-së bëjnë të ditur se në kuadër të këtyre argjendarive kryhen pagesa të shumta, e fitimi padyshim se është tejet i lartë.
Ajo çfarë ka qenë shqetësuese gjatë viteve të fundit është fakti se në periudhën e verës, saktësisht me ardhjen e mërgimtarëve, argjendarët zakonisht i vendosin arit një çmim tejet më të lartë.
Madje duke mos u “kontrolluar” sa duhet, argjendarët dallojnë për çmim nga lokali në lokal, e edhe më tepër nga qyteti në qytet.
Kësisoj blerja e arit që dikur shihej si investim ,tani shihet në fakt si humbje.
Qytetarëve u duhet ta blejnë me çmim tejet të lartë, e në disa raste shokues por kur duan ta ndërrojnë, apo shesin mallin përkatës ai llogaritet shumë pak, thuajse larg fare nga çmimi i blerjes./Lajmi.net/