Ardian Gjini: Deklaratat e Limajt krijojnë mjegull, pozicioni është që duam të mbesim bashkë

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Ardian Gjini, ka komentuar deklaratat Limajt e cili tha se nuk ka vija të kuqe për të qenë pjesë e qeverisë së ardhshme, qoftë edhe me LVV-në. Gjini tha se nuk është as momenti dhe as qasja e duhur për deklarata të tilla. Ai tha se dëshirojnë të…

Lajme

21/02/2025 21:44

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Ardian Gjini, ka komentuar deklaratat Limajt e cili tha se nuk ka vija të kuqe për të qenë pjesë e qeverisë së ardhshme, qoftë edhe me LVV-në.

Gjini tha se nuk është as momenti dhe as qasja e duhur për deklarata të tilla.

Ai tha se dëshirojnë të mbesin bashkë si grup me Nismën.

“Deklaratat e tilla krijojnë mjegull, e cila sot mes zyrtarëve tanë dhe Nismës në masë të madhe është sqaruar. Pozicioni është që duam të mbesim bashkë dhe të vazhdojmë bashkë dhe synimi është që ta kemi një qeveri të opozitës”.

“Do të mbesim bashkë si grup. Në këtë fazë nuk mund t’i di detajet, por besoj se nuk ka qenë as momenti as konteksti që t’i nxjerr tash, ende pa u numëruar votat dhe pa u parë qasja e partive”, tha Gjini në Rubikon.