Ardian Bujupi pozon gjysmë i zhveshur për të treguar tatuazhin e ri
Ardiani ka realizuar një tatuazh të ri në trup.

ShowBiz
Ardian Bujupi ka ndarë me ndjekësit një imazh, me të cilin tregoi tatuazhin e tij të ri, shkruan lajmi.net.
Këngëtari kësaj radhe ka vendosur që të gdhend një tatuazh në pjesën e gjoksit, ndërsa ka edhe disa tatuazhe të reja.
Në fotografinë që e postoi në Instagram, ku shfaqet i zhveshur në pjesën e sipërme, artisti pranoi shumë komente nga ndjekësit.
Një prej projekteve më të suksesshme që Ardian Bujupi solli gjatë kësaj vere është “Panorama”, në bashkëpunim me Xhensila Myrtezajn. /Lajmi.net/
https://www.instagram.com/p/CFA0jFTshWQ/