Ardian Bujupi ka publikuar këngën e re

Ardian Bujupi sjell video-projektin ‘Eine Nacht’.

ShowBiz

22/11/2019 08:10

Ardian Bujupi kishte bërë të ditur qysh javën e kaluar se gjatë mesnatës do të lansoj këngën e tij më të re, dhe ashtu ndodhi, shkruan lajmi.net.

Këngëtari edhe këtë herë ka interpretuar në gjuhën gjermane këngën e titulluar ‘Eine Nacht’ të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale, për çka u përkujdes produksioni ‘NBP Films’.

Ardian Bujupi ishte nga emrat më aktiv në muzikë gjatë këtyre muajve të fundit përveç projekteve të shumta, ai muaj më parë kishte lëshuar edhe një album ‘Rahat’. /Lajmi.net/