Archos prezanton telefonat e rinj

Prodhuesi francez Archos ka njoftuar për lansimin e dy produkteve të reja, të cilat do t’i prezantojë javës së vjen në CES. Bëhet fjalë për dy ‘smartphone’, Archos 45 Hellium e Archos 50 Hellium, me madhësi të ekranit prej 4,5 e 5 inç, me lidhje të të dhënave LTE dhe me çip të njëjtë me…

Auto & Tek

05/01/2014 10:01

Prodhuesi francez Archos ka njoftuar për lansimin e dy produkteve të reja, të cilat do t’i prezantojë javës së vjen në CES. Bëhet fjalë për dy ‘smartphone’, Archos 45 Hellium e Archos 50 Hellium, me madhësi të ekranit prej 4,5 e 5 inç, me lidhje të të dhënave LTE dhe me çip të njëjtë me Snapdragon 400 ‘quad core’ 1,4 GHz, që përfshin Motorola Moto G.

Modeli me 4,5 inç ka një pamje të teknlogjisë IPS dhe rezolucion 854 x 400 pikselë, me 1 GB RAM. Ai përmban edhe një kartelë prej 4 GB dhe mund të regjistrojë video FullHD, ndërsa kamera e përparme përmban rezulucion vetëm VGA. Telefoni vjen me Android 4.3 dhe çmimi më i lirë është 229 euro.

E modeli superior, Archos 50 Hellium 4G, ka ekran IPS me 5 inç, me rezolucion HD (1.280 x 720 pikselë). Ai punon me procesor të njëjtë Snapdragon 400 dhe ka 1 GB RAM.

Në këtë rast, atij i është vendosur një kartelë prej 8 GB shtesë dhe ka një kapacitet të baterisë prej 2.000 mAh. Kamera kryesore ka një fuqi prej 8 megapikselë, ndërsa ajo e përparme, 2 megapikselë.

Përmban lidhjet Wi-Fi n, Bluetooth 3.0, GPS aktiv me mbërshtetje të Glonass dhe lidhje me të dhënat HSPA+ e LTE, të përshtatshme për brendet 800, 1.800, 2.100 e 2.600 MHz. Gjithashtu vjen me Android 4.3 Jelly Bean.