Arbërie Nagavci: Albulena Haxhiu është kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje, është e qartë që opozita nuk do ta votojë

Vazhdimi i seancës konsitutive të Kuvendit të Kosovës u ndërpre që në minutat e para të saj. Pas kërkesës së kryesuesit, Avni Dehari për propozimin e emrit të kryeparlamentarit nga Vetëvendosje, Glauk Konjufca kërkoi shtyerjen e seancës për të mos u përsëritur dështimi i këtij procesi, transmeton lajmi.net. Konjufca kërkoi nga partitë e tjera marrëveshje…

Lajme

21/04/2025 16:31

Vazhdimi i seancës konsitutive të Kuvendit të Kosovës u ndërpre që në minutat e para të saj.

Pas kërkesës së kryesuesit, Avni Dehari për propozimin e emrit të kryeparlamentarit nga Vetëvendosje, Glauk Konjufca kërkoi shtyerjen e seancës për të mos u përsëritur dështimi i këtij procesi, transmeton lajmi.net.

Konjufca kërkoi nga partitë e tjera marrëveshje politike.

Pas ndërprerjes së seancës, deputetja e LVV, Arbërie Nagavci tha se pavarësisht se opozita nuk e voton, Albulena Haxhiu mbetet kandidatja e Vetëvendosjes për kryeparlamentare.

“Ishte e qartë që opozita nuk do të marrë pjesë në votimin e zonjës Haxhiu ndonëse është kandidatja grua që ka marrë më së shumti vota dhe është kandidate e Lëvizjes Vetëvendosje.

Zonja Haxhiu është kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje”, tha ajo./Lajmi.net/