Arbër Zeneli rikthehet me gol në fushën e blertë

Arbër Zeneli është rikthyer në fushë me gol.

Sport

09/07/2020 17:30

Ylli kosovar ka shënuar për klubin e tij Reims, në ndeshjen miqësore që po zhvillohet ndaj Troyes, shkruan lajmi.net.

Zeneli shfrytëzoi mjaft mirë gabimin e mbrojtjes dhe mashtroi portierin, për epërsinë e Reims.

Kjo është ndeshja e parë e lojtarit mitrovicas me ekipin senior që nga lëndimi ndaj Malit të Zi në qershor të vitit të kaluar. /Lajmi.net/