Arbër Hoxha shënon, teksa Slaven Belupo rikthehet te fitorja

Futbollisti kosovar, Arbër Hoxha ka shënuar në fitoren e Slaven Belupos. Slaven Belupo pas disa katër ndeshjeve pa fitore mposhti Lokomotiva Zagrebin me rezultat 1:3, shkruan lajmi.net. Hoxha e hapi rezultatin në minutën e 14-të. Por, vendasit barazuan në minutën e 24-të me anë të Soticek. Slaven Belupo morri përsëri epërsinë në minutën e 38-të…

Sport

24/11/2023 21:09

Futbollisti kosovar, Arbër Hoxha ka shënuar në fitoren e Slaven Belupos.

Slaven Belupo pas disa katër ndeshjeve pa fitore mposhti Lokomotiva Zagrebin me rezultat 1:3, shkruan lajmi.net.

Hoxha e hapi rezultatin në minutën e 14-të.

Por, vendasit barazuan në minutën e 24-të me anë të Soticek.

Slaven Belupo morri përsëri epërsinë në minutën e 38-të me anë të Miocit, derisa Sakota vulosi fitoren dhe rezultatin përfundimtar me anë të golit në minutat e fundit.

Hoxha sonte luajti për 85 minuta, derisa Florian Kamberi dhe Bujar Pllana nuk aktivizuan fare.

Hoxha këtë sezon ka zhvilluar 17 ndeshje dhe ka arritur të shënoj pesë gola e dy asistime. /Lajmi.net/