Arbër Hajdari: Mami më vishte si vajzë deri në moshën 2-vjeçare

Ish-opinionisti, Arbër Hajdari ishte njëri nga të ftuarit në emisionin “Më lër të flas” këtë të premte.

ShowBiz

11/06/2022 22:19

Arbëri ndau me publikun shumë gjëra në aspektin personal dhe atë profesional, shkruan lajmi.net

Ai tregoi disa detaje nga fëmijëria e tij, ku zbuloi se nëna e ka veshur si vajzë deri në moshën 2-vjeçare.

“Deri në moshën 2-vjeçare mami më vishte si vajzë për shkak se isha pas vëllait edhe prisnin vajzë dhe kishte blerë vetëm gjëra për vajza. Gjatë asaj kohe kam qenë edhe pak pa qejf, kalova një fëmijëri të vështirë”, tha ai.

Ndër tjerash ai tregoj se ka pasur probleme me shëndetin gjatë fëmijërisë.

“Pata një infeksion i cili më mori disa vite edhe duke më rrezikuar jetën dhe prindërit e mi më treguan se doktori iu ka thënë se e kam jetë të dytë. Ka zgjatur për 5 vjet si problem”, u shpreh tutje ish-opinionisti.