Arbër Hajdari flet pas mbarimit të Big Brother – zbulon emrin e banores që ka telefonuar pas spektaklit

Arbër Hajdari ka folur për herë të parë pas mbarimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania. Në një intervistë për “Ftesë në 5”, opinionisti i këtij formati ka treguar shumë detaje rreth marrëdhënieve të ndërtuara dhe miqësive të fituara. I njëjti tha se menjëherë pas mbarimit ka telefonuar Gerta Gixharin dhe se…

ShowBiz

30/04/2025 09:00

Arbër Hajdari ka folur për herë të parë pas mbarimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania.

Në një intervistë për “Ftesë në 5”, opinionisti i këtij formati ka treguar shumë detaje rreth marrëdhënieve të ndërtuara dhe miqësive të fituara.

I njëjti tha se menjëherë pas mbarimit ka telefonuar Gerta Gixharin dhe se e kanë lënë të dalin së bashku me grupin e banorëve.

Ai pohoi se gëzon një raport shumë të mirë me të gjithë ish-banorët e BBV që prej edicionit të parë të tij.

I ngacmuar nga Bieta se cilën prej opinionisteve që ka ndarë studion do të zgjidhte, në katër edicione, Arbri veçoi Zhaklin Lekatarin dhe Neda Ballukun.

Më tej, ai pranoi se në këtë edicion patjetër ka fituar edhe miqësi, sidomos ajo me drejtuesin e spektaklit, Ledion Lico dhe producenten, Sara Hoxha.

“Sara profesioniste, për mendimin tim më e mira në këto troje. Top Channel e ka treguar se është njishi i spektaklit. Ka treguar që meriton t’i heqësh kapelen”, përfundoi Hajdari.

YouTube player