Arben Vitia i referohet si “Kryeparlamentare” ende pa u zgjedhur, Haxhiu: S’po flas se po më thonë përçarëse

Në Kuvendin e Kosovës tashmë kanë arritur deputetja apo e propozuar e Lëvizjes Vetëvendosje për kryekuvendare, Albulena Haxhiu dhe deputeti e ministri në detyrë, Arben Vitia. Me të arritur tek hyrja e kuvendit, Haxhiu tha se nuk do të deklarohet se pastaj po i thonë përçarëse. “Nuk po flas se pastaj po më thonë përçarëse”,…

Lajme

25/04/2025 09:46

Në Kuvendin e Kosovës tashmë kanë arritur deputetja apo e propozuar e Lëvizjes Vetëvendosje për kryekuvendare, Albulena Haxhiu dhe deputeti e ministri në detyrë, Arben Vitia.

Me të arritur tek hyrja e kuvendit, Haxhiu tha se nuk do të deklarohet se pastaj po i thonë përçarëse.

“Nuk po flas se pastaj po më thonë përçarëse”, deklaroi Haxhiu, transmeton lajmi.net.

E për ta “plotësuar” mozaikun e të propozuarës, Arben Vitia iu referua Haxhiut si kryeparlametnare.

“Urdhëroni kryeparlamentare”, tha ai derisa ia hapi derën./Lajmi.net/