Arben Gecaj: Për dallim nga LVV, Fraksion+ njeh flamurin dhe shtetin e Kosovës
Platforma e Fraksionit+ tashmë është detajizuar si një fraksion i cili e njeh shtetin e Kosovës, himnin e flamurit dhe Institucionet e Shtetit të Kosovës
Lajme
Arben Gecaj nga Fraksioni + brenda Vetëvendosjes, ka treguar se ende nuk e dijnë sigurt nëse do të mbeten vetëm si një fraksion, apo do të bëhen një subjekt politik. Këtë sqarim ai e bëri në emisionin Rrokum Roll në Televizionin Rrokum.
“Kauza kryesore e fazës së parë do të jetë rigrupimi i njerëzve për tu parë se cila është forca e saj duke qenë pjesë e impaktit dhe rrethanave në Kosovë”, ka thënë ai.
Ai ka theksuar se platforma politike e tyre do të jetë gati në muajin tetor të këtij vit.
Fraksion +, është një organizim i politikanëve të cilët e konsiderojnë veten ende pjesëtar të Lëvizjes Vetëvendosje edhe pse disa prej tyre janë përjashtuar nga parita më e madhe opozitare.