Arben Gashi: Me rezolutë do ta ndalim rritjen e çmimit të energjisë, VV-ja na pamundësoi debatin në Kuvend

Lajme

20/01/2022 14:45

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka kritikuar mazhorancën, për shkak të mospërkrahjes që në seancën e sotme të Kuvendit të përfshihet si çështje urgjente një debat parlamentar për ngritjen e çmimeve të energjisë elektrike.

Shefi i GP të LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje refuzoi me votë që të diskutohet për këtë çështje.

“Sot Kuvendi më saktësisht LVV refuzoi me votë në kuvend që të debatohet për krizën energjetike. Ne përkrahëm PDK-në të diskutohet për energjinë elektrike. LVV i pamundësoi Kuvendit që të debatojë dhe të ofrojë zgjidhje. Përveç paaftësisë konfirmoi mungesën e vullnetit të merren me energji elektrike. Ajo çka po vërehet si problem është se nga sot KEK-u prodhon 1000 megavat energji dhe ja jep 30 euro KEDS-it, si shpërndarës ku do t’u faturohet qytetareve për megavat 222 euro. Qytetarët do ta paguajnë çmimin e energjisë më shumë se vendet tjera të Evropës. Është e patolerueshme, dhe ne do të mundohemi të mbajmë seancë dhe të propozojmë rezolutë të mos rritet çmimi i energjisë elektrike”, ka thënë ai.

“Kryeministri Kurti mundet me i fajësu qeveritë sepse kemi pasur më së liri energjinë sepse 6 cent sa ka qenë, dhe sot është rritur 22 cent. Po e merr me 30 euro megavatin dhe po ia shet KEDS-i qytetarit 22.4 cent. Ajo çka do të propozojmë është rezervimi i kuotave afatgjate. Është plan gjithëpërfshirës që duhet të jetë i zbatueshëm. Janë të padijshëm dhe të paorganizuar të qeverisin vendin”, tha Gashi.