Arben Ahemti: Sot, të gjithë ne, pa dallim jemi me kryeministrin e Kosovës (jo me Albinin)

Drejtori i televizionit Kanal10, Arben Ahmeti ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit në veri të vendit.

Lajme

25/09/2021 17:21

Ai ka shkruar se sot tē gjithë, pa dallim janë në mbështetje të Kurtit.

Sipas tij, ajo që po ndodh në veri është skenar i njohur.

Reagimi i plotë:

Sot, te gjithe ne, pa dallim, jemi me Kryeministrin e Kosoves (jo me Albinin). Lutem per mendjeprehtesi e gjakftohtesi. Qete e me zgjuarsi kryeminister, ne kete ceshtje e gjithe Kosova eshte me ty.

Ajo qe po ndodh ne veri eshte skenar i njohur.

Grate e femijet vendosen ne barrikada.
Beogradi i ofron Migat afer kufirit derisa grupet kriminale djegin e provokojne policine.
Te trija veprimet kane qellim reagimin e policise dhe perplasjen e tyre me civil.
Qe te trija veprimet jane bere shume here deri me tash.

Perplasja e policise me gra e femije do te legjitimonte viktimizimin e pretenduar te banoreve te asaj ane dhe te drejten e pretenduar per vetevendosje.
Nuk duhet rene ne provokime te tilla.
#MePolicine #MePaqen