Arbeloa iu tregon ‘sekretin’ lojtarëve të tij për fitoren ndaj Bayernit
Sipas raportimeve El Chiringuito, trajner i Real Madrid CF, Alvaro Arbeloa, u ka dërguar një mesazh të drejtpërdrejtë lojtarëve madrilenë në prag të ndeshjes vendimtare ndaj FC Bayern Munich. Arbeloa ka theksuar rëndësinë e efikasitetit para portës, duke nënvizuar se shanset e krijuara në një ndeshje të tillë duhet të shfrytëzohen maksimalisht “Nëse doni të…
Sport
Sipas raportimeve El Chiringuito, trajner i Real Madrid CF, Alvaro Arbeloa, u ka dërguar një mesazh të drejtpërdrejtë lojtarëve madrilenë në prag të ndeshjes vendimtare ndaj FC Bayern Munich.
Arbeloa ka theksuar rëndësinë e efikasitetit para portës, duke nënvizuar se shanset e krijuara në një ndeshje të tillë duhet të shfrytëzohen maksimalisht
“Nëse doni të kualifikoheni, nuk duhet të humbisni rastet që ju jepen,” është shprehur ai, sipas El Chiringuito.
Real Madrid pritet të përballet me presion të madh në ndeshjen e sotnme ndaj Bayern Munich, ku efikasiteti para portës mund të jetë vendimtar për fatin e tyre në kompeticion, pasi që kanë humbur ndeshjen e parë 1 me 2.