Arban Abrashi bëhet baba për herë të dytë, një ditë para balotazhit (Foto)

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi sot është bërë baba për herën e dytë.

Lajme

18/11/2017 19:02

Një gjë të tillë e ka konfirmuar vet Abrashi në një postim në facebook.

“Dua të ndajë me Ju një moment të rëndësishëm për familjen time. U bëra babë për herë të dytë!U gëzuam shumë me ardhjen në jetë të djalit tonë të dytë. Edhe Labja edhe Bebi janë mirë. Qofshin mirë dhe u gëzofshin të gjitha familjet tuaja. Ju faleminderit, të gjithëve për mesazhet!”, ka shkruar Abrashi në facebook.

Ndryshe, nesër Abrashi do të ballafaqohet me Shpend Ahmetin në balotazhin për Prishtinën. /Lajmi.net/