Organizimi për Haxh veç nga BIK, në të kundërtën gjobë dhe ndalim hyrje në Arabinë Saudite
Ministri i Ministrisë së Haxhit dhe Umres së Arabisë Saudite, Teufik bin Feuzan bin Rebiah, i ka dërguar një letër kryetarit të Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiut Naim ef. Tërnava, nëpërmes së cilës i ka njoftuar gjithë besimtarët myslimanë të Kosovës, se organizimi i shkuarjes në haxh i takon vetëm institucionit zyrtar në Kosovë, pra…

Lajme
Ministri i Ministrisë së Haxhit dhe Umres së Arabisë Saudite, Teufik bin Feuzan bin Rebiah, i ka dërguar një letër kryetarit të Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiut Naim ef. Tërnava, nëpërmes së cilës i ka njoftuar gjithë besimtarët myslimanë të Kosovës, se organizimi i shkuarjes në haxh i takon vetëm institucionit zyrtar në Kosovë, pra Bashkësisë Islame të Kosovës.
Këtë e ka bërë të ditur Bashkësia Islame e Kosovës përmes një postimi në Facebook.
Sipas njoftimit në këtë letër thuhet se Këshilli i Lartë i Dijetarëve të Mbretërisë së Arabisë Saudite, ka nxjerrë një fetva drejtuar të gjithë myslimanëve për ndalesën e kryerjes së haxhit pa leje ‘kjo me qëllim të realizimit të objektivave të së mirës së përgjithshme dhe të mos dëmtimit të haxhilerëve të rregullt’.
Gjithashtu në këtë letër thuhet se ai ka njoftuar se në rast të mos zbatimit të kësaj fetvaje, do të ketë pasoja me gjobë për të gjithë ata që tentojnë të kryejnë haxhin pa leje, si dhe ndalim të hyrjes në Mbretërinë e Arabisë Saudite për një afat të pacaktuar.