Arabia Saudite cakton rregullat për pelegrinët vendës të haxhillëkut

Autoritetet në Arabinë Saudite kanë njoftuar për protokollet shëndetësore me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit gjatë sezonit të haxhillëkut për vitin 2020, duke i ndaluar tubimet dhe takimet mes pelegrinëve.

Bota

06/07/2020 09:44

Në qershor, ky shtet vendosi që ta kufizojë numrin e pelegrinëve vendës në haxhillëk në një mijë persona për ta parandaluar përhapjen e virusit të ri pasi ua ndaloi myslimanëve të huaj që ta kryejnë ritualin e rëndësishëm për herë të parë në historinë moderne.

Gjatë këtij viti do të jetë e ndaluar prekja e Qabes. Për më tepër, secili pelegrin duhet ta mbajë distancën fizike prej një metër e gjysmë nga të tjerët gjatë ritualeve, përfshirë faljen e përbashkët të namazeve dhe ecjen në formë rrethore në Qabe. Këto masa i mori Qendra për Parandalimin dhe Kontrollimin e Sëmundjeve.

Qasja do të jetë e kufizuar edhe në Mona, Muzdalifah dhe Arafat, ku do të mund të shkojnë vetëm personat që kanë leje për haxhillëk. Kjo masë do të hyjë në fulli nga 19 korriku dhe do të vlejë deri më 2 gusht.

Përdorimi i maskave do të jetë i obligueshëm për pelegrinët dhe organizatorët e haxhillëkut.