“Aq shumë plane kisha bërë për këtë ditë”, Adrola emcionon me urimin për Kristinën

Kristina Baki sot feston ditëlindjen.

ShowBiz

04/04/2020 11:04

Me rastin e ditëlindjes së mikeshës së saj, Adrola i bëri urim prekës, i cili e emocionoi pa fund Kristinën, shkruan lajmi.net.

Në atë urim, Adrola shkruan se kishte bërë shumë plane për të festuar në këtë ditë bashkë me modelen, por koronavirusi ua prishi.

Adrola tregon rëndësinë e madhe që Kristina ka për të, e që edhe djali i saj, Troi e quan nënë të dytë.

“Shoqja ime e bukur, e mencur dhe e matur, sot ka ditelindjen. Aq shume plane kisha bere ne koken time per kete dite, porrrr mbetem kaq larg… Gjithsesi sa me pare te mundemi do t’i veme ne zbatim!
Ti vajze je ajo qe une ne ditet e mia jo te mira jam munduar “ta shmang”, jo sepse nuk doja te rrija me ty, apo se nuk kisha nevoje per ty, por thjesht sepse njeriu kur del para pasqyres dhe eshte i vetedijshem qe nuk eshte mire – nuk arrin ta duroje dot veten tek shihet ne pasqyre… Kjo je ti, si nje pasqyrim qe une dashje pa dashje i trembem. Por serish ti me qetesine tende, me urtesine tende dhe pa me bere te ndjehem keq per asnje moment, me bere ta rishoh veten se sa shume vlera kisha dhe te mundohesha te ktheja nje Adrole qe dhe ti e do aq shume.
Dera e shtepise tek familja jote eshte gjithmone e hapur per mua pa e marre parasysh sa eshte data apo ora. E cfare mund te them per kete? Une nuk harroj vajze!
Te njera nga keto publikime qe bera ke nje video ku Troi shprehet se ke dy mama ? e sheh? Kaq shume te duam ne ty ❤
E pavaresisht te gjitha ketyre qe thashe me lart, ti do mbetesh motra ime e vogel keshtu qe respekt per me te madhin ?. Gezuar ditelindjen dhe dua te te shoh gjithmone duke te qeshur syte dhe zemra!!!
Te dua shume ❤ “, ka shkruar Adrola.

Ndërsa, pas këtij urimi emocionues, Kristina shkroi “Ky eshte nje nga ato momentet qe ti me le pa fjale.
Ti e di cfare je per mua ❤️ Faleminderit qe je kjo qe je dhe je pjese e jetes time ! Ta du zemren”. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/B-iOGqIhoin/