Aprovon Ribery: E kuptoj Lewandowskin, Barcelona opsion i mirë për të

Franck Ribery ka komentuar situatën e Robert Lewandowski.

Sport

24/05/2022 14:08

Ribery dhe Lewandowski kanë qenë shokë skuadre për një periudhë te Bayern Munich dhe francezi e ka parë të arsyeshme të përgjigjet për situatën e polakut.

Lewandowski po lidhet me një largim të mundshëm nga skuadra e Bayern, me Barcelonën si destinacion të preferuar. Për Ribery, kjo është e kuptueshme dhe zgjedhja e tij është zgjidhje e mirë.

“E kuptoj plotësisht Robert Lewandowskin. Bayerni është klub i madh, por duket se Robert ka nevojë për një aventurë të re”, ka thënë Ribery, transmeton lajmi.net.

“Po, Barcelona do të ishte opsion i mirë për të”, shtoi francezi.

Barcelona thuhet të kenë ofruar 32 milionë euro + 5 milionë të tjera si bonuse, për kartonin e Lewandowskit. /Lajmi.net/