Aprovohet plani për rifillimin e sezonit në NBA – 29 skuadra pro, vetëm një kundër

Është aprovuar plani për rifillimin e sezonit të NBA.

Sport

04/06/2020 20:08

Sot, skuadrave të NBA iu është paraqitur plani për rifillimin e sezonit me 22 skuadra.

NBA rifillon më 31 korrik, ky është plani për përfundimin e sezonit

Me 29 vota pro, dhe vetëm një kundër, plani është aprovuar, bën të ditur Adrian Wojnarowski, transmeton lajmi.net.

Skuadra e vetmë që votoi kundër këtij plani ishte ajo e Portland Trail Blazers.

Kështu, sezoni pritet të rifillojë më 31 korrik dhe të zgjas deri më 12 tetor.

Mbetet të shihet nëse NBA do të konfirmojë gjithçka gjatë mbrëmjes së sontme, pas raportimeve të Wojnarowski e Shams Charania. /Lajmi.net/